Friday, June 19, 2026
HomeLajme“Kozlloduj” mund të marrë pjesët e ndërrimit nga Rusia

“Kozlloduj” mund të marrë pjesët e ndërrimit nga Rusia

e një vendim, Këshilli i Ministrave lejoi Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”të importojë nga Rusia pjesët e nevojshme për ndërrim dhe të marrë ndihmë teknike sipas kontratave të specifikuara qartë. Përjashtimi do të vlejë deri në përfundimin e afateve të këtyre kontratave. Qeveria shpjegon se prioritet kryesor në funksionimin e centralit është ruajtja e nivelit më të lartë të sigurisë teknike dhe bërthamore. Duke qenë se një pjesë e madhe e sistemeve dhe pajisjeve janë me origjinë ruse, disa furnizime të nevojshme për funksionimin e besueshëm të blloqeve 5 dhe 6 duhet të realizohen nga kontraktorë rusë.

Termocentrali Bërthamor “Kozlloduj” është i vetmi në Bullgari dhe prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend, duke siguruar mbi një të tretën e prodhimit vjetor. Ky vendim vjen pas ndërrimit të membranave ruse më to të prodhuara në Bullgari, gjë që shkaktoi një seri ndalimesh të bllokut 6 dhe humbje prej dhjetëra milionë eurosh.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram