Wednesday, September 9, 2026
HomeLajmeKosovëNagavci: Osmani shpërndau Kuvendin në kundërshtim me Kushtetutën

Nagavci: Osmani shpërndau Kuvendin në kundërshtim me Kushtetutën

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, tha se u konfirmua që presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës në kundërshtim me Kushtetutën.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmoi se dekreti i shpallur nga Presidentja Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është në kundërshtim me Kushtetutën. Veprimet në pozitat institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë dhe pa inate personale”, ka shkruar ajo në Facebook.

Nagavci tha se është momenti që deputetët të reflektojnë e angazhohen për evitimin e një krize të re politike.

“Gjatë ditëve në vijim, duhet të angazhohemi të gjithë për të zgjedhur Presidentin dhe për të shmangur edhe një palë zgjedhje, të cilat janë të panevojshme dhe të padrejta”, ka shkruar ajo.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë edhe 34 ditë afat deputetëve të Kuvendit të Republikës nga dita e hyrjes në fuqi të Aktgjykimit për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së presidentit.

Kushtetuesja njëzëri sot ka vendosur të deklarojë të pranueshme kërkesat e bashkuara në rastet e parashtruara nga kryeministri,  Albin Kurti, në emër të Qeverisë dhe kërkesës së parashtruar nga  Arbërie Nagavci dhe 30 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës.

Gjykata ka konstatuar se dekreti i presidentes që mban datën 6 mars nuk prodhon asnjë efekt juridik.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farberienagavci%2Fposts%2Fpfbid0LQPHrHghrhe7tBELYWH6oYev3nGMV3NoRHCqtx8q9W4mE7FX7hScwyh5KsdowMawl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram