Wednesday, August 26, 2026
HomeLajmeKosovëMaqedonci u bën thirrje të rinjve të aplikojnë për rekrutim në FSK

Maqedonci u bën thirrje të rinjve të aplikojnë për rekrutim në FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë për rekrutim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e konkursit.

Përmes një postimi publik, Maqedonci ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i shërbyer vendit dhe për të ndërtuar karrierë me dinjitet, përgjegjësi dhe profesionalizëm.

“Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e konkursit për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Shfrytëzo këtë mundësi për t’i shërbyer vendit dhe për të ndërtuar një karrierë me dinjitet, përgjegjësi dhe profesionalizëm. Bëhu ushtar i Kosovës!”, ka shkruar Maqedonci.

Aplikimi për rekrutim mund të bëhet online përmes platformës zyrtare të FSK-së.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1209002407752174%2F&show_text=false&width=560&t=0

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram