By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analizë: Pse Aliyevi i Azerbajxhanit po e kritikon tani Moskën
August 28, 2025
Hungaria i ndalon komandantit ukrainas hyrjen në vend dhe BE për shkak të sulmit në tubacionin Druzhba
August 28, 2025
Reagimi i parë i Amerikës ndaj sulmit të tmerrshëm në Kiev ka mbërritur: “Objektiv?
August 28, 2025
Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave’: Von der Leyen flet me Zelenskyn dhe Trumpin pas sulmit vdekjeprurës në Kiev
August 28, 2025
Gjykata refuzon ankesën e Mushkolajt për certifikim në zgjedhjet lokale
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reformimi i prokurimit publik do të rezultojë në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Reformimi i prokurimit publik do të rezultojë në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë
Lajme

Reformimi i prokurimit publik do të rezultojë në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/07 at 2:18 PM
Kosova Times Published October 7, 2022
Share
SHARE

Për të diskutuar mbi përmirësimin e kujdesit për pacientët dhe rrugët drejt një furnizimi më efikas të barnave, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një tryezë të rrumbullakët me temën “Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë”, në të cilën përveç përfaqësuesve të profesionistëve shëndetësorë, morën pjesë edhe deputetët, Fatmir Kollçaku, njëherit Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe deputeti Bekim Haxhiu, por edhe zëvendësministrat e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku dhe Arsim Berisha.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, theksoi rëndësinë e ndërtimit të një partneriteti në mes të institucioneve publike shëndetësore dhe sektorit privat me qëllim përfundimtar përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë, si dhe menaxhimin më të mirë të fondeve publike përmes prokurimit më efikas t` produkteve farmaceutike.

Naim Bardiqi, Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, e filloi diskutimin duke theksuar se kujdesi ndaj pacientëve është objektivi kryesor i ministrisë. Përkundër sfidave financiare, janë duke u hartuar ligjet për kujdesin shëndetësor dhe sigurimin shëndetësor, me synimin për të arritur një performancë të mirë dhe afatgjatë të kujdesit shëndetësor.

Sinisha Varga dhe Tihomir Strizrep, të dy ekspertë të njohur ndërkombëtarë në fushën e shëndetësisë, ndanë ekspertizën e tyre, por gjithashtu shpjeguan reformat që Kroacia ndërmori gjatë rrugës, të cilat rezultuan në një sistem shëndetësor të admirueshëm. Çelësi i suksesit të tyre i atribuohet kryesisht të ashtuquajturës MEA (Managed Entry Agreement), e cila ishte edhe theksi i tryezës.

Ish-ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kroacisë, Sinisha Varga shpjegoi se si funksionon një partneritet përmes MEA dhe çfarë konkretisht duhet të merret parasysh gjatë hartimit të agjendave në shëndetësi. Në anën tjetër, Tihomir Strizrep, krahas shpjegimit të procesit që duhej të kalonte Kroacia drejt reformimit të sistemit të saj shëndetësor, ofroi rekomandimet e tij dhe një model pesë pikësh që Kosova duhet të ndjekë. Ajo që ishte baza e përbashkët e ekspertizës dhe rekomandimeve të tyre, është rëndësia më e madhe e të pasurit MEA në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientit dhe ofrimin e shërbimeve efikase.

Juristi Visar Ramaj prezantoi këndvështrimin e ligjeve dhe rregulloreve në lidhje me ekosistemet e kujdesit shëndetësor. Po propozohen projektligje të reja dhe i gjithë sistemi po kalon një transformim. Ajo që është e rëndësishme të dihet është se MEA është në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Në fakt, një marrëveshje e tillë nuk është e re, duke qenë se ajo ka ndodhur në lidhje me vaksinat Pfizer, prandaj nuk ka asgjë të diskutueshme për të. Pa dyshim, duhet të ketë vullnet, guxim dhe integritet për të çuar përpara zgjidhje të tilla të dobishme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e importit më të larta në tre mujorin e dyte se sa nje vit me pare

OEK kërkon pezullimin e vendimit për tregun e lirë të energjisë

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë

Bllokada politike rrezikon krizë buxhetore e pasoja në zhvillimin ekonomik

MFPT njofton për ankandin e 9-të të letrave me vlerë

Kosova Times October 7, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK me aksion para Qeverisë: Të shkarkohet Martin Berishaj dhe të sillet para drejtësisë në Kosovë

Kosova Times Kosova Times February 9, 2023
Në veri të Kosovës janë regjistruar 374 biznese, rreth 280 kanë paguar tatime
Ish-oficeri i FBI-së foli për mbledhjen e provave komprometuese për Potanin të porositur nga Deripaska për ta vënë atë nën sanksione
E bukur, por e papastër
Të burgosurit rusë do të regjistrohen në ushtri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?