Monday, August 31, 2026
HomeLajmeKosovëRrëshqitje dheu në rrugë, Rama pezullon inspektorët dhe kërkon hetim

Rrëshqitje dheu në rrugë, Rama pezullon inspektorët dhe kërkon hetim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rrëshqitjes së dheut në rrugën “Don Shtjefen Kurti”, duke paralajmëruar masa të menjëhershme ndaj inspektorëve të përfshirë.

Rama njoftoi në Facebook se ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorëve përgjegjës, deri në përfundim të hetimeve. Ai gjithashtu bëri të ditur se ekipet e Komunës dhe Policia janë në terren duke monitoruar situatën dhe sigurinë e banorëve.

Kryetari ka kërkuar që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet, për të zbardhur shkaqet e rrëshqitjes dhe përgjegjësitë përkatëse. Një hetim i brendshëm administrativ do të shqyrtojë raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe çdo mundësi të neglizhencës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama2021%2Fposts%2Fpfbid02bGVSrLW41ffVr2UBnnXTkkVmBs2tyamDXhUbBariiXMq862XZn4Pk8tMydFVN9ZUl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram