Wednesday, November 18, 2026
HomeLajmeKosovëShembet rruga në Prishtinë, disa zona mbesin pa rrymë e ujë

Shembet rruga në Prishtinë, disa zona mbesin pa rrymë e ujë

Një segment i rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut, duke shkaktuar bllokim të menjëhershëm të qarkullimit në këtë zonë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet përkatëse, përfshirë Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, Inspektoratin, KEDS-in, Ujësjellësin dhe Policinë, të cilat kanë ndërmarrë masa për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë segment rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e dhëna nga ekipet në terren.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKryeqytetiPrishtine%2Fposts%2Fpfbid0387u4fpCDWT4vkpWYXiH6wv5Lg65GBX9oqm1C4mLuZGxnMyUSG3dNUuYLZcXcpJafl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram