Është arrestuar i dyshuari që ka shkaktuar lëndime trupore ndaj dy zyrtarëve policor në Ferizaj.
Ai kishte goditur automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës me veturën e tij, dhe pastaj ishte larguar nga vendi i ngjarjes
“Si pasojë dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në procedurë të rregullt”, njofton PK.
Ferizaj / 30.03.2026 – 20:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka goditur me veturën e tij dhe automjetin zyrtar të PK-së me çrast është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në procedurë të rregullt.

