Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit të Kosovës, Edon Zhegrova, ka shprehur optimizëm para përballjes vendimtare ndaj Turqisë, në finalen e “play-off” për Botërorin 2026.
Zhegrova ka theksuar emocionet e mëdha që shoqërojnë këtë ndeshje dhe besimin në cilësinë e ekipit të Kosovës.
“Jemi të emocionuar, sepse ndeshja është e madhe. Shpresojmë që djemtë tanë do të fitojnë dhe do të na bëjnë krenar të gjithëve. Me këtë kualitet që e kemi, mendoj se djemtë tanë do ta mposhtin Turqinë. Turqia është favorite, por edhe ne nuk ia lëshojmë rrugën Turqisë”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se një kualifikim eventual në Botëror do të kishte rëndësi të madhe për imazhin e shtetit.
“Është një imazh shumë i mirë për Kosovën nëse shkon në SHBA, ku ne do t’iu tregojmë të gjithëve se edhe ne luajmë futboll”, është shprehur ai.

