Monday, July 6, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me reshje shiu të herëpashershme

Moti në Shqipëri me reshje shiu të herëpashershme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e para të 24-orëshit të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Në periudha afatshkurtra dhe mënyrë të izoluar reshjet e shiut do të edhe në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, verilindje, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 1200-1500 metra priten reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 22 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6 ballë./ATSH

Temperaturat parashikohen: 

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër5/8Re shi diell
Kukës9/14Re shi/borë
Lezhë7/13Re shi diell
Dibër3/9Re shi/borë
Durrës8/17Re shi diell
Tiranë8/17Re shi diell
Elbasan7/14Re shi diell
Berat7/15Re shi diell
Vlorë10/12Re shi diell
Korçë3/10Re shi/borë
Gjirokastër7/12Re shi diell
Sarandë10/12Re shi diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram