Tuesday, July 7, 2026
HomeLajmeKosovëMbahet konferenca përgatitore e mbrojtjes në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Mbahet konferenca përgatitore e mbrojtjes në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në çështjen kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj dhe Hajredin Kuçi kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për pjesëmarrje, rast në të cilin akuzohen së bashku me Hashim Thaçin, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun.

Avokati i Kilajt ka njoftuar se ka paraqitur 4 dëshmitarë që do t’i thërrasë gjatë çështjes së tyre dhe këta dëshmitarë janë sipas Rregullës 153. Mbrojtja e Kilajt nuk do të ketë dëshmitarë shtesë.

Ndërsa, mbrojtja e Hashim Thaçit, tha se do të kenë vetë një dëshmitar.

Ditë më parë, mbrojtja e Bashkim Smakajt dhe ajo e Hajredin Kuçit kanë njoftuar se nuk do të paraqesin prova në rastin në të cilin Smakaj e Kuçi së bashku me Hashim Thaçin, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Por, ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë gojarisht në sallën e gjyqit.

Të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes do të kërkohet që të pranohen me shkrim, përveç dëshmitarit 01 për të cilin ende nuk ka vendim lidhur me atë që të dëshmojë ngjashëm sipas Rregullës 153.

Në sallën e gjyqit u tha që nuk ka ndonjë dëshmitar që do të dëshmojë në javën që fillon më 7 prill, por janë rezervuar datat 14 dhe 15 prill në rast që rrëzohet mocioni për këtë dëshmitar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram