Saturday, May 30, 2026
HomeLajmeAmbasadori Mjeku njofton: Arab News edhe ne gjuhe shqipe

Ambasadori Mjeku njofton: Arab News edhe ne gjuhe shqipe

Ambasadori i Kosoves ne Arabin Saudite, Lulzim Mjeku ka njoftuar se mediat ne gjuhen arabe tashme mund te lexohen edhe ne gjuhe shqipe. Ai ne nje postim shkruan : “Gjuha shqipe në dy shekujt e fundit e ka rrumbullaksuar rrugëtimin e saj historik, duke nisur procesin (një varg i ngjarjeve historike) i parë fillimisht si mision i pamundur deri në kurorëzimin e përfunduar.

Qarqe e regjime të huaja dhe jopërfaqësuese fillimisht e mohuan gjuhën shqipe duke thënë se është e paqenë, pastaj thanë jo se nuk është e paqenë, por shtuan se nuk është gjuhë e kulturës, bile dhe e anatemuan derisa u detyruan ta pranojnë.

Regjimi i Beogradit synoi që nga letërsia shqipe në Jugosllavi ta krijojë “letërsinë jugosllave në gjuhën shqipe”.

Në fund me jetësimin e Republikës së Kosovës u vërtetua thënia e rilindasit Sami Frashëri se shqiptarët nuk mund të ekzistojnë pa gjuhën shqipe dhe gjuha shqipe nuk mund të ekzistojë pa alfabetin dhe pa shkollën shqipe.

Sot gjuha shqipe është gjuhë e respektuar kudo në botë.

E përditshmja Arab News falë kryeredaktorit të saj Faisal J. Abbas dhe inteligjencës artificiale e ka mundësuar leximin e gazetës në gjuhën shqipe. Këtë javë e vizitova redaksinë e cila ma mundësoi të thosha mesazhin tim në gjuhën time amtare, gjuhën shqipe. Faleminderit!”

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram