By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogan bën thirrje për ndaljen e “gjakderdhjes” në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Erdogan bën thirrje për ndaljen e “gjakderdhjes” në Ukrainë
Rajon / Botë

Erdogan bën thirrje për ndaljen e “gjakderdhjes” në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 3:04 PM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se më 13 tetor se diplomacia mund të ofrojë mundësi “për një paqe të drejtë” që do të ndalte gjakderdhjen në luftën në Ukrainë, pavarësisht shumë pengesave, dhe përsëriti ofertën e tij për të ndërmjetësuar bisedimet.

“Qëllimi ynë është të ndihmojmë në ndaljen e gjakderdhjes sa më shpjet që të jetë e mundur, duke mbajtur mementumin, pavarësisht pengesave në terren”, tha Erdogan gjatë një samiti rajonal në Kazakistan.

Lideri turk i bëri këto komente para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Një paqe e drejtë mund të arrihet përmes diplomacisë”, tha Erdogan para liderëve të mbledhur në Astana në Konferencën për Ndërveprim dhe Masat për Ndërtimin e Besimit në Azi.

Erdogan dhe Putin do të takohen gjatë 13 tetorit për të diskutuar për luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka qëndruar neutrale sa i përket konfliktit në Ukrainë dhe nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë. Ankaraja po ashtu ka mbajtur raporte të mira si me Kievin, ashtu edhe me Moskën.

Deri më tani, Turqia ka qenë nikoqire e dy takimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit, por takimi i fundit i mbajtur në mars nuk ka prodhuar rezultate.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë adresimit para anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, më 13 tetor përsëriti qëndrimin se nuk mund të ketë bisedime me Putinin, duke shtuar se diplomacia me liderët që nuk respektojnë ligjin ndërkombëtar, është e pamundur.

Më 12 tetor, Zelensky u tha liderëve të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) se nuk mund të ketë dialog me liderin rus, i cili sipas tij, beson vetëm në terror “dhe nuk ka të ardhme”.

I pyetur lidhur me qëndrimin e Zelenskyt, ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, u tha gazetarëve më 12 tetor se “do t’i thosha atij: kurrë mos thuaj kurrë”.

Që nga nisja e luftës, Turqia ka qenë nikoqire edhe e disa negociatave të tjera me Rusinë. Ankaraja ka qenë pjesë e marrëveshjes që u arrit në korrik për eksportet e drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan marrëveshjen me Moskën dhe Kievin që synon që nga tri portet ukrainase të eksportohen drithëra në shtetet më të varfra. Portet në Ukrainë ishin bllokuar nga forcat ruse.

Turqia po ashtu ka luajtur rol kyç në një prej këmbimeve më të mëdha të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Përmes marrëveshjes së arritur më 21 shtator, u liruan 215 ushtarë ukrainas dhe dhjetëra të burgosur rusë dhe politikanë pro-Moskës.

You Might Also Like

Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur

Danas: Kush janë njerëzit pro-rusë në krye të qeverisë serbe?

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Eurodeputetët janë të shqetësuar për presidencën e ardhshme hungareze të BE-së

Kosova Times Kosova Times January 18, 2024
Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
Reportazh nga maja e lartë e këngës polifonike shqiptare- Pilur 2023
Mëniku: Gjuha dhe kultura shqipe të jenë përparësi kombëtare
Mbi 50 të vdekur në dy aksidente në Pakistan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?