By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra
June 1, 2025
Sulm i madh ukrainas në të gjithë Rusinë: “Bombarduesit rusë digjen masivisht”
June 1, 2025
Sulmues të maskuar sulmojnë një pub në Rivierën e famshme spanjolle, vrasin dy britanikë
June 1, 2025
Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës
June 1, 2025
Kurti në mbylljen e kinemasë ‘Lumbardhi’: Simbol i reformës shoqërore
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Merkel mbron vendimet e saj për furnizimet me gazin rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Merkel mbron vendimet e saj për furnizimet me gazin rus
Ballina 2Rajon / Botë

Merkel mbron vendimet e saj për furnizimet me gazin rus

Kosova Times
Last updated: 2022/10/13 at 6:14 PM
Kosova Times Published October 13, 2022
Share
SHARE

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka mbrojtur vendimet që ka marrë për blerjen e gazit natyror nga Rusia, sa ka udhëhequr Gjermaninë.

Duke folur nga Lisbona, Merkel ka thënë se “ju gjithmonë veproni varësisht në kohën që jeni” dhe që nuk pendohet për vendimet e saj.

Ajo ka thënë se është e qartë që Gjermania ka pasur nevojë për shumëllojshmëri të furnizuesve të energjisë, teksa ka nisur të heqë dorë nga prodhimi I energjisë bërthamore dhe asaj me thëngjill.

Merkel ka thënë se “sipas perspektivës së asaj kohe, ka qenë shumë racional dhe I kuptueshëm furnizimi përmes gazsjellësve, përfshirë atyre rusë, që kanë bartur gazin në çmim më të lirë sesa vendet tjera në botë”.

Sipas saj, “edhe në kohën e Luftës së Ftohtë, Rusia ka qenë furnizuese e besueshme e energjisë”.

Merkel e ka udhëhequr Gjermaninë nga viti 2005 e deri në fund të dhjetorit të vitit 2021.

Gjatë kohës sa ka qenë në pushtet, gazsjellësi Rrjedha Veriore 1 ka bartur gazin drejtpërdrejt nga Rusia në Gjermani, përmes Detit Baltik.

Qeveria e saj e ka miratuar edhe gazsjellësin paralel, Rrjedha Veriore 2, pavarësisht kundërshtimeve të shteteve në qendër dhe lindje të Evropës, si dhe Shteteve të Bashkuara.

Rrjedha Veriore 2 nuk është funksionalizuar kurrë, sepse kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka ndalur procesin e certifikimit të gazsjellësit, pak para nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

“Ky sulm brutal i Rusisë përbën ndryshim, përbën pikë kthese, dhe Qeveria e re, natyrisht se duhet të merret me të, dhe është duke vepruar ashtu”, ka thënë Merkel.

Gjermania është duke punuar për të ulur varësinë ndaj gazit rus, prej nisjes së luftës në Ukrainë, derisa Rusia i ka zvogëluar furnizimet drejt Gjermanisë – përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 – prej muajit qershor.

Moska ka cituar probleme teknike për zvogëlimin e furnizimeve, por zyrtarët gjermanë kanë thënë se arsyetimet e saj shërbejnë si mbulesë për motivin politik.

Të enjten ajo e ka bërë të qartë se mbron vendimin e saj të vitit 2011, për të ndalur punën e reaktorëve bërthamorë në Gjermani deri në fund të vitit 2022, dhe se nuk komenton debatin brenda koalicionit të Scholzit, nëse puna e tyre do të vazhdojë përtej asaj date.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra

Sulm i madh ukrainas në të gjithë Rusinë: “Bombarduesit rusë digjen masivisht”

Sulmues të maskuar sulmojnë një pub në Rivierën e famshme spanjolle, vrasin dy britanikë

SHBA-të kërkojnë ekstradimin e dy spiunëve, ata janë në Serbi

Polakët po zgjedhin një president të ri dhe bashkë me të edhe drejtimin e politikës së jashtme të vendit

Kosova Times October 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shqipëria luan pa gola ndaj Çekisë

Kosova Times Kosova Times November 16, 2024
Kryeqyteti vazhdon të përballet me problemin e qenve endacakë
De Rossi: Fitore e merituar në një stadium të mrekullueshëm
Policia shoqëron pesë të mitur për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë
Kreu i “Partisë së të Vdekurve” në listën e të kërkuarve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?