Friday, July 10, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet zyrtari policor i dyshuar për dhunë në familje

Arrestohet zyrtari policor i dyshuar për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas IPK-së, rasti është raportuar mbrëmjen e kaluar, ku një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare në Pejë, dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Menjëherë pas pranimit të informacionit, hetuesit kanë ndërmarrë veprime dhe kanë intervistuar viktimën, bashkëshorten e të dyshuarit.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Po ashtu, ai është suspenduar nga detyra si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore.

IPK ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të rastit.

A

Valbona Thaçi / RTKLive

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram