Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëMbahet mbledhja e redaksisë qendrore për Enciklopedinë shqiptare

Mbahet mbledhja e redaksisë qendrore për Enciklopedinë shqiptare

Sot, në në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është zhvilluar dita e parë e mbledhjes me anëtarët e redaksisë qendrore për projektin madhor “Enciklopedia shqiptare”.

Takimi u drejtua nga kryeredaktori i veprës akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe zëvendëskryeredaktori akad. Mehmet Kraja, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës.

Në këtë mbledhje do të trajtohen një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me ecurinë e mëtejshme të projektit si udhëzuesi mbi statusin e artikullit përmbledhës e madhësitë e artikujve për personalitetet, për teknikalitetet redaksionale për përgatitjen e artikujve.

Çështja kryesore e këtij takimi është miratimi i madhësive të artikujve, monografike e të mëdhenj duke synuar respektimin e kritereve për personalitetet dhe figurat historike të ndryshme.

“Në punimet e sotme u miratuan artikujt monografikë dhe artikujt e mëdhenj me natyrë monografike, si dhe u përcaktuan madhësitë përfundimtare të artikujve të mëdhenj dhe të mesëm për personalitetet dhe figurat historike”, njofton Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram