Gjykata Speciale ka bërë të ditur se janë anuluar seancat e planifikuara për javën e ardhshme në rastin ndaj Hashim Thaçit, që lidhet me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Në njoftim thuhet se seancat ishin paraparë të mbaheshin më 14 dhe 17 prill 2026.
“Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): anulohen seancat e planifikuara për javën e ardhshme. Ju njoftojmë se seancat e planifikuara për datat 14-17 prill 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë anuluar. Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara pa dhënë detaje tjera.

