Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim drejtoreshën për Operacione në Divizionin Operativ të Shtabit Ndërkombëtar të NATO-s, Charlotte Hallengren.
“Gjatë takimit u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë, rëndësinë e koordinimit ndërmjet partnerëve dhe rolin kyç që NATO vazhdon të ketë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas këtij njoftimi, të dytë vlerësuan lartë mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kosovën dhe kontributin e saj në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes.

