Hungarezët votuan sot në zgjedhjet që mund t’i japin fund sundimit 16-vjeçar të kryeministrit Viktor Orban, të trazojnë Rusinë dhe të trondisin qarqet e krahut të djathtë në të gjithë Perëndimin, përfshirë Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Orban, një nacionalist euroskeptik, ka krijuar një model të “demokracisë joliberale” që lëvizja “Make America Great Again” (MAGA) e Trump dhe admiruesit e saj në Evropë e mbajnë si model, shkruan Reuters. Por shumë hungarezë janë gjithnjë e më të pakënaqur me Orbanin pas tre vitesh stanjacioni ekonomik dhe rritjes së kostove të jetesës, si dhe raporteve për oligarkë të afërt me qeverinë që grumbullojnë pasuri gjithnjë e në rritje.Sondazhet e opinionit publik në dy javët e fundit kanë treguar se partia Fidesz e Orbanit është prapa Tiszës, partisë së re të qendrës së djathtë të Peter Magyar, me shtatë deri në nëntë pikë përqindjeje.
Qendrat e votimit në zgjedhjet parlamentare me 199 vende u hapën në orën 6 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 7 të mbrëmjes. Deri në orën 13:00, më shumë se 54 përqind e votuesve kishin votuar, një pjesëmarrje rekord në më shumë se 20 vjet.

