Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëVetaksident në Dobrushë të Istogut, humb jetën një 32-vjeçar

Vetaksident në Dobrushë të Istogut, humb jetën një 32-vjeçar

Një vetaksident ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:00 të mëngjesit policia ka pranuar informatën për një vetaksident në fshatin Dobrushë të Istogut, ku si pasojë shoferi rreth 32 vjeçar ka humbur jetën”, tha Gashi.

Gashi bëri të ditur se shoferi ishte përplasur me një shtyllë të betonit dhe se i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia, ekipet emergjente e zjarrfikësit. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, tha ai.

Në lidhje me rastin, policia dhe njësitë relevante kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments