Saturday, October 3, 2026
HomeLajmeDitë jo të mira për ish politikanet azilant në Hungari, pritet të...

Ditë jo të mira për ish politikanet azilant në Hungari, pritet të dëbohen mes tyre edhe Gruevski

Lideri i opozitës hungareze, Péter Magyar, ka deklaruar se nëse partia e tij “Respekti dhe Liria” (Tisza) vjen në pushtet, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, do të dëbohet nga Hungaria.

Magyar, i cili aktualisht po sfidon dominimin politik të kryeministrit Viktor Orbán, u shpreh se Hungaria nuk duhet të jetë një strehë e sigurt për personat që i ikin drejtësisë në vendet e tyre.

Sipas tij, rasti i Gruevskit është një shembull i keqpërdorimit të sistemit të azilit për qëllime politike. Magyar theksoi se çdo person që është shpallur fajtor për krime ose që kërkohet me fletëarrest ndërkombëtar duhet të përballet me ligjin dhe jo të mbrohet nga strukturat shtetërore hungareze.

Hungaria njihet për strehimin e disa figurave të rëndësishme politike që përballen me akuza ligjore në vendet e tyre, duke shkaktuar shpesh debate ndërkombëtare. Deri në prill të vitit 2026, rastet më të bujshme përfshijnë perveq Gruevski edhe Zbigniew Ziobro ish-ministri i Drejtësisë i Polonisë (nga partia PiS) i cili ka marrë azil në Hungari në fillim të vitit 2026. Ai po hetohet në Poloni për abuzim me detyrën dhe menaxhim të një grupi kriminal gjatë kohës që ishte në qeveri.Poashtu edhe Marcin Romanowsk, Ish-zëvendësministër i Drejtësisë në Poloni, i cili gjithashtu kërkoi dhe mori azil në Hungari në fund të vitit 2024, si pjesë e të njëjtit proces hetimor ku përfshihet Ziobro.Këto raste kanë krijuar fërkime të forta brenda Bashkimit Evropian, veçanërisht me Poloninë (pas ndryshimit të qeverisë atje) dhe me Maqedoninë e Veriut, pasi Hungaria po strehon zyrtarë të akuzuar për krime brenda shteteve anëtare ose kandidate të BE-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram