Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar urime të përzemërta Guvernatorit të Përgjithshëm të Shën Luçisë, Cyril Errol Melchiades Charles, dhe popullit të këtij vendi me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Në mesazhin e saj, Osmani ka uruar përparim dhe prosperitet të vazhdueshëm, duke riafirmuar angazhimin për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shën Luçisë.

