Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeGjakovë: Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde

Gjakovë: Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka kërkuar paraburgim 30-ditor ndaj të pandehurit M.I., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri M.I., në qershor të vitit 2024 dhnë vazhdimësi në Rahovec, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit H.F. I dëmtuari, për shkak të gjendjes së tij, ka marrë nga M.I. një shumë prej 7,000 eurosh, duke paguar çdo muaj një këst prej 700 eurosh, me afat pagesë më së largu deri më 21 shkurt 2026.

Deri në fillim të hetimeve, H.F. kishte paguar kamatë me fajde në vlerë prej 14,000 eurosh. Më 21 shkurt 2026, i pandehuri është arrestuar nga policia gjatë realizimit të masave të veçanta hetimore, duke pranuar të hollat në vlerë prej 700 eurosh nga i dëmtuari.

Prokuroria thekson se këto veprime përbëjnë veprën penale “Fajdeja”, sipas nenit 331 paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Që nga data 21 shkurt 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për këtë vepër penale. Hetimet vazhdojn

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram