Kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Peter Magyar, ka njoftuar se ardhja në pushtet e Partisë së tij Tisza do të sjellë një ndryshim të madh në vendndodhjen e zyrës së Kryeministrit.Në një deklaratë në rrjetet sociale, Magyar deklaroi se Zyra e Kryeministrit do të zhvendoset nga Manastiri Karmelit në ndërtesën e ministrisë pranë parlamentit.
“Nën qeverinë TISZA, zyra e kryeministrit nuk do të jetë e vendosur në Pallatin Karmelit në Lagjen e Kështjellës, të cilin Viktor Orbán e krijoi për vete, por në një nga ndërtesat ministrore pranë Parlamentit”, tha Magyar.
Viktor Orban mori vendimin për të zhvendosur zyrën e kryeministrit në vitin 2019, dhe rinovimi sipas “shijes së Orbanit” i kushtoi shtetit 12.5 milionë euro, ndërsa kostot e zhvendosjes së zyrës u vlerësuan atëherë në 65.4 milionë euro.
Në “Bastionin e Orbanit” kishte edhe 38 vepra arti, pra 34 piktura dhe katër statuja që Kryeministri i “mori hua” nga Muzeu i Arteve të Bukura nga viti 2018 deri në vitin 2023.
Publikut hungarez nuk i janë dhënë kurrë informacione të hollësishme rreth brendësisë së zyrës së re të Viktor Orban, pasi janë në dispozicion vetëm disa foto të përzgjedhura me kujdes të publikuara nga Zyra e Kryeministrit.

