Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) njoftuan se kishin gjetur një depo armësh që i përkiste Hezbollahut pas një sulmi në Libanin jugor.
Në një deklaratë në kanalin e saj Telegram, IDF deklaron se ka identifikuar dhe penguar dy përpjekje nga qelizat terroriste për të kryer sulme ndaj ushtarëve izraelitë.
“Në një sulm me dron dhe një operacion të përbashkët nga Forcat Ajrore Izraelite, terroristët u goditën dhe u eliminuan”, shtoi deklarata.Armët dhe depoja e gjetura
Ushtarët gjetën gjithashtu një sasi të madhe armësh në vendngjarje.
Sipas një njoftimi të IDF-së, atje ndodheshin një numër armësh, duke përfshirë pushkë sulmi Kallashnikov, raketa antitank, raketahedhës dore dhe një depo nëntokësore armësh që mbante predha mortajash.

