Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëVdekja e një punëtori në vendin e punës në Shtime, një i...

Vdekja e një punëtori në vendin e punës në Shtime, një i arrestuar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një personi në vendin e punës në Shtime.

Sipas raportit policor, viktima, ishte dërguar fillimisht në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, mirëpo mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Dyshohet se viktima ishte lënduar rëndë derisa po punonte në një kompani, në rrethana që lidhen me sigurinë në vendin e punës.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Lidhur me rastin një person mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

 Rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe mbetet nën hetim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments