Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovë`Eksodi ’99` kalon sërish pikën kufitare në Vërmicë

`Eksodi ’99` kalon sërish pikën kufitare në Vërmicë

“Eksodi 99” kalon sërish pikën kufitare në Vërmicë, duke kujtuar shpërnguljen masive nga Kosova, me dhunë nga forcat serbe 27 vite më pare. Gjatë luftës së vitit 1999 në Kosova, qindra mijëra qytetarë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e dhunës dhe spastrimeve nga pushteti serb.

Një pjesë e madhe e tyre kaluan kufirin dhe u strehuan në Kukës, duke u bërë një nga eksodet më të mëdha humanitare në rajon. Ky largim masiv mbetet një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë së re të Kosovës.

Në këtë ngjarje, e organizuar në mënyrë simbolike për të shënuar kalimin e kufirit nga Kosova në Shqipëri, përfaqësues të Bashkisë së Kukësit dhe qytetarë dolën për të pritur pjesëmarrësit dhe vizitorët nga Kosova.

Nënkryetari i Kukësit, Abdullah Domi, theksoi se kjo është një datë e rëndësishme si për Kukësin, ashtu edhe për Kosovën.

“Dolëm sot që në mënyrë simbolike të presim kalimin e këtij kufiri realisht zyrtar nga Kosova për në Shqipëri. Është krenari për ne që, në emër të Bashkisë së Kukësit, të dalim të presim këta njerëz të mrekullueshëm, sidomos  shoqatën Eksod  ’99 dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që vijnë me dashuri në Kukës, për të falënderuar Kukësin për mikpritjen e jashtëzakonshme që bëmë gjatë vitit 1999. Kjo dashuri është dashuri shpirtërore. Kukësi ndau bukën, ndau zemrën, ndau gjakun, sepse ne jemi të një gjaku, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe…”, u shpreh  nënkryetari i Kuksit, Abdullah Domi.

 Ndërsa Mustafë Kryeziu nga Shoqata e Eksodi’99  theksoi se lidhja mes Kukësit dhe Kosovës është e veçantë dhe e bazuar në solidaritet dhe historinë e përbashkët.

“27 vite më parë, në rrethana shumë të vështira, shqiptarët nga Kosova u dëbuan nga krimineli serb Millosheviç me tërë atë arsenal që kishte zbatuar në spastrimin etnik të Kosovës. Ne ishim të vetëdijshëm se jemi pjesë e një trungu shqiptar, se kemi vëllezërit në Kukës, në Tropojë, në Has dhe kudo në Shqipëri dhe kudo që kishte shqiptarë”, tha Mustafë Kryeziu nga Shoqata e Eksodit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments