Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla: Sistemi korrektues test i sundimit të ligjit

Gërvalla: Sistemi korrektues test i sundimit të ligjit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka qëndruar për vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, në kuadër të një agjende njëditore në këtë komunë.

Gërvalla ka theksuar se sistemi korrektues është një nga testet më të drejtpërdrejta të seriozitetit të shtetit ndaj drejtësisë, duke shtuar se nuk duhet të ketë hapësirë për standarde të dyfishta.

Ajo ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen me Mbretërinë e Danimarkës, e cila sipas saj rrit përgjegjësinë për ndërtimin e një sistemi korrektues funksional dhe të besueshëm.

“Me stafin drejtues dhe atë korrektues, folëm për përgjegjësinë konkrete që kemi në garantimin e respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria, si dhe për nevojën që standardet të zbatohen në praktikë, jo vetëm të mbeten në letër, sepse si trajtohen të privuarit nga liria, tregon sa vlen realisht sundimi i ligjit”, ka shkruar Gërvalla.

Gërvalla theksoi se angazhimi institucional në këtë fushë do të jetë i përditshëm dhe i pandërprerë, ndërsa rritja e llogaridhënies dhe përgjegjësisë institucionale mbetet detyrim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments