Sunday, April 19, 2026
HomeLajmeKosovëInspektorati ndalon 34 vende pune gjatë aksionit 48-orësh në gjithë Kosovën

Inspektorati ndalon 34 vende pune gjatë aksionit 48-orësh në gjithë Kosovën

Inspektorati Qendror i Punës ka realizuar një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në gjithë territorin e Kosovës, ku brenda 48 orëve janë kryer inspektime, ndalime pune, janë dhënë leje dhe janë evidentuar vërejtje.

Në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas raportit 48-orësh, janë realizuar gjithsej 72 inspektime. Nga këto, janë shqiptuar 34 ndalime pune, janë dhënë 2 leje pune, janë evidentuar 22 vërejtje, ndërsa 16 raste kanë rezultuar pa vërejtje.

Sipas qyteteve, në Prishtinë janë kryer 12 inspektime me 4 ndalime dhe 6 vërejtje; në Fushë Kosovë 10 inspektime me 6 ndalime; në Ferizaj 13 inspektime me 8 ndalime dhe 1 leje; në Gjilan 12 inspektime me 6 ndalime dhe 1 leje; në Mitrovicë 13 inspektime me 6 ndalime; ndërsa në Lipjan 12 inspektime me 4 ndalime. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments