Sunday, April 19, 2026
HomeLajmeKosovëZbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës

Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar një aksion të gjerë kundër narkotikëve në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një laborator i madh për prodhimin e drogës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, si dhe pajisje që shërbenin për prodhimin e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme njësitë antidrogë të Policisë së Pejës, së bashku me njësitet tjera relevante dhe prokurori i krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.

“Në këtë rast priten edhe arrestime, ndërsa në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet relevante të Policisë së Kosovës së bashku me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore e Pejës”, deklaroi Nikçi.

Nikçi bëri të ditur se edhe ekipi i KEDS-it, ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar kyçjen ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments