Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeKosovëPrishet gypi kryesor i ujit, pa furnizim Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Kalabria

Prishet gypi kryesor i ujit, pa furnizim Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Kalabria

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se ka ndodhur një prishje në gypin kryesor furnizues, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.

Sipas njoftimit, për shkak të këtij defekti teknik, priten reduktime të furnizimit me ujë në disa zona, përfshirë Fushë-Kosovën, Obiliqin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë.

Autoritetet kompetente bëjnë të ditur se këto reduktime do të jenë të përkohshme dhe do të zgjasin nga ora 12:00 deri në orën 17:00, derisa ekipet përkatëse janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments