Sunday, April 19, 2026
HomeSportKosova fiton me përmbysje ndaj Bullgarisë

Kosova fiton me përmbysje ndaj Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 2:1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Ndeshja ka nisur më mirë për mysafiret, të cilat kanë kaluar në epërsi në minutën e dyzet e dytë me golin e Demirova.

Megjithatë, “Dardanet” kanë reaguar në pjesën e dytë dhe kanë arritur ta barazojnë rezultanin në minutën e pesëdhjetë e një me anë të Smailit.

Kur gjithçka thoshte se ndeshja do të përfundonte baras, në skenë ka dalur Memeti, e cila në minutën e shtatë të kohës shtesë ka realizuar golin e fitores për 2:1, duke ndezur festën në kampin kosovar.

Me këtë triumf, Kosova vazhdon me formë perfekte në grup, duke regjistruar katër fitore në katër ndeshje dhe duke mbajtur vendin e parë me dymbëdhjetë pikë. Pas saj renditet Kroacia me nëntë pikë, ndërsa Bullgaria dhe Gjibraltari mbeten më prapa në tabelë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments