Sunday, April 19, 2026
HomeTurizëmFishta, destinacion në rritje i agroturizmit, fundjava ideale mes natyrës dhe traditës

Fishta, destinacion në rritje i agroturizmit, fundjava ideale mes natyrës dhe traditës

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga fundjavat në Fishtë, duke e promovuar zonën si një ndër destinacionet më tërheqëse të agroturizmit në vend.

Përmes një video ai ftoi turistët dhe qytetarët shqiptarë ta vizitojnë këtë fshat të veçantë në zemër të Zadrimës.

Fishta, e vendosur vetëm 17 kilometra nga Lezha dhe rreth një orë larg nga Tirana, ka njohur zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit, veçanërisht në sektorin e agroturizmit.

Në këtë zonë janë ngritur një sërë bujtinash dhe fermash moderne, të cilat drejtohen kryesisht nga fermerë të rikthyer nga emigracioni. Ata kanë sjellë përvojën e fituar jashtë vendit, duke ndërtuar ekonomi familjare të qëndrueshme dhe duke kontribuar në ringjalljen e zonës rurale.

Zhvillimi i agroturizmit në Lezhë ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës për produkte bio dhe lokale, duke krijuar një cikël të qëndrueshëm mes prodhuesve dhe tregut.

Ky model ekonomik po shihet si një shembull i suksesshëm i integrimit të bujqësisë me turizmin.

I shtrirë në kodrat e buta të Zadrimës, Fishta është kthyer në një destinacion të preferuar për familjet nga Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Kosova, që kërkojnë qetësi, ajër të pastër dhe ushqim tradicional larg zhurmës urbane.

Përveç natyrës dhe kulinarisë, fshati ka edhe vlera të rëndësishme kulturore, pasi është vendlindja e Gjergj Fishts, një nga figurat më të shquara të letërsisë shqiptare.

Fishta ka qenë pjesë e projektit qeveritar “100 fshatrat”, një nismë që synonte zhvillimin e zonave rurale përmes turizmit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe frenimin e emigrimit përmes krijimit të mundësive ekonomike në vend.

Fishta paraqet një realitet ku banorët janë të angazhuar në punë, kryesisht në bujtina dhe në bujqësi, duke furnizuar drejtpërdrejt bizneset lokale. Ky model ka kontribuar në krijimin e një ekonomie të gjallë dhe funksionale, duke e kthyer fshatin në një pikë referimi për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments