Sunday, April 19, 2026
HomeLajmeKosovëLista e kandidatëve për Bordin e RTK-së i dërgohet Kryesisë së Kuvendit

Lista e kandidatëve për Bordin e RTK-së i dërgohet Kryesisë së Kuvendit

Kryetarja e Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është përmbyllur me sukses procesi i intervistimit të kandidatëve, pas një pune intensive disa javore në kuadër të Komisionit.

Sipas Nagavcit, procesi është karakterizuar nga përkushtim dhe seriozitet i lartë nga deputetët anëtarë të Komisionit, si dhe nga mbështetje profesionale e zyrtarëve të Kuvendit, me synimin që përzgjedhja të jetë transparente, e drejtë dhe e bazuar në meritë.

Ajo ka falënderuar të gjithë të përfshirët për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë këtij procesi.

Kryetarja ka shprehur mirënjohje edhe për kandidatët që aplikuan dhe morën pjesë në intervista, duke vlerësuar nivelin e lartë të përgatitjes, performancës dhe përvojës së shumicës prej tyre.

“Lista e kandidatëve tashmë i është përcjellë për shqyrtim Kryesisë së Kuvendit, ndërsa pritet që procesi të vazhdojë me shqyrtim dhe vendimmarrje në seancë plenare”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka theksuar rëndësinë e kompletimit sa më të shpejtë të Bordit të RTK-së, duke rikujtuar se institucioni ka qenë jofunksional për rreth dy vite.

Në fund, ajo ka shprehur besimi se Bordi i ri do të përbëhet nga profesionistë të denjë, në shërbim të interesit publik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments