Monday, April 20, 2026
HomeLajmeKosovëÇështja e të zhdukurve, Kurti: Serbia po shkel detyrimet ndërkombëtare

Çështja e të zhdukurve, Kurti: Serbia po shkel detyrimet ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se krahas mohimit të krimeve gjenocidale, Serbia vazhdon të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare duke ua mohuar familjeve të drejtën për të vërtetën dhe drejtësinë, duke mos zbardhur fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Këto komente ai i bëri pas homazheve në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri të Lipjanit, në përkujtim të 19 prillit 1999, kur, forcat e armatosura të Serbisë vranë 20 civilë të pafajshëm, të cilët u ndanë nga familjet e tyre dhe u ekzekutuan, e më pas u varrosën në një varrezë masive.

Kurti po ashtu kujtoi edhe grupin e intelektualëve të Mitrovicës, duke theksuar se 23 mjekë, profesorë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare dhe të të drejtave të njeriut, në Dreth të Zubin Potokut, u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura të Serbisë.

“Ne nderojmë sot e gjithmonë, çdo jetë të dhënë për lirinë e Kosovës dhe qëndrojmë pranë familjarëve, duke ruajtur kujtesën dhe duke kërkuar drejtësi”, shkroi Kurti.

Ai theksoi se sakrifica për liri mbetet udhërrëfyese për të çuar përpara Republikën e Kosovës!

“I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve dhe martirëve të kombit! Lavdi!”, përfundoi kryeministri. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments