Monday, April 20, 2026
HomeLajmeMarta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare edhe para 2030-ës

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare edhe para 2030-ës

rtsh

“Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian deri në 2030-ën, por ndoshta edhe më herët”. Kështu u shpreh në Këshillin Atlantik komisionerja europiane Marta Kos, e pyetur për perspektivën e zgjerimit të bllokut europian me anëtarë të rinj.

“Kemi dy vende në krye të garës: Mali i Zi, i cili shpreson të mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të këtij viti, dhe Shqipëria, e cila ka shprehur vendosmërinë për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit të ardhshëm. Së pari, është e mundur që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian. Është gjithashtu e mundur që Shqipëria të bëhet anëtare deri në vitin 2030, ose edhe më herët.”

Ndërsa theksoi se BE nuk vendos data për procesin e anëtarësimit, pasi procesi bazohet në meritë dhe varet nga përmbushja e kritereve, eurokomisionerja për zgjerim gjithashtu u shpreh kundër idesë që kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç paraqitën në një editorial të publikuar në gazetën Frankfurter Allgemeine për një integrim të përshpejtuar të vendeve kandidate të përgatitura në zonën Schengen dhe në tregun e përbashkët europian, por pa të drejtë vetoje.

“Ose je anëtar dhe ke të gjitha të drejtat, ose nuk je anëtar dhe nuk i ke ato të drejta. Sigurisht që e kuptoj këtë letër nga Vuçiç dhe Rama, në kuptimin që nëse Bashkimi Evropian do të ketë vështirësi për të vazhduar me procesin e zgjerimit, ata do të ishin të gatshëm të pranonin diçka më pak. Kjo është zgjedhja e tyre, të cilën unë nuk e mbështes, sepse roli im është të ndihmoj këto vende që të bëhen anëtare të plota të Bashkimit Evropian.”

Komisionerja europiane theksoi sërish se rregulli i thjeshtë është se nëse një vend përmbush të gjitha reformat dhe kriteret, duhet të bëhet anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Europian.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments