Ashley Harkleroad (40) është një ish-teniste amerikane e cila u rendit e 39-ta në botë në moshën 18 vjeç, megjithëse nuk fitoi kurrë një turne WTA. Karriera e saj nuk zgjati shumë dhe ajo kaloi në një fushë tjetër.
Pesë vjet pas një suksesi të tillë, ajo u bë një sensacion i vërtetë kur u zhvesh lakuriq për Playboy. Në fillim të vitit 2022, Harkleroad u regjistrua në faqen pornografike OnlyFans, ku fansat e saj mund të shijojnë videot e saj eksplicite, sigurisht kundrejt një pagese.”Unë jam tenistja e parë profesioniste që kam qenë ndonjëherë në kopertinën e Playboy dhe tani në OnlyFans. Jam krenare për trupin tim dhe duke pozuar për Playboy doja të tregoja bukurinë e trupit të një atleti”, tha Harkleroad.
Ndarje
Ashley ka një martesë të dështuar me ish-tenistin Alex Bogomolov, dhe deri vonë ajo ishte e martuar me ish-trajnerin Chuck Adams , me të cilin ka një djalë, Charlie.
Ajo që bie veçanërisht në sy në dokumentet e gjykatës është kërkesa e Adams që gjykata të bllokojë mundësinë e pagesës së pensionit ushqimor për Ashley-n, duke e bërë të qartë se ai dëshiron shkurtimin më të pastër financiar të mundshëm.Ajo ende nuk ka komentuar për divorcin dhe, çuditërisht, ka postuar disa foto me partnerin e saj. Ajo ka 130,000 ndjekës në rrjetet sociale dhe tha se është e kënaqur me fitimet nga rrjetet sociale.

