Monday, October 5, 2026
HomeKulturë“Mural Fest Kosova” në edicionin e 11-të, artistët sjellin punime në Ferizaj

“Mural Fest Kosova” në edicionin e 11-të, artistët sjellin punime në Ferizaj

Edicioni i 11-të i festivalit “Mural Fest Kosova” po mbahet në Ferizaj me pjesëmarrjen e pesë artistëve, të cilët po realizojnë punime me temën “Me lujtë”.

Artistët Franko Dine nga Shqipëria dhe Tea Kvar nga Kroacia janë dy nga 5 artistët pjesëmarrës të edicionit të 11-të të festivalit “Mural Fest Kosova”, që po mbahet në Ferizaj.

Tema e këtij festivali është “Me lujtë” dhe artistët kanë sjellë punimet e tyre në këtë temë. Ata pjesëmarrjen në festival e shohin edhe si një eksperiencë të mirë.

“Është një aktivitet fantastik dhe eksperiencë shumë e bukur. Sa i përket gjitha muraleve, kjo i ka dhënë një shtysë shumë të madhe edhe qytetit të Ferizajt, i ka dhënë një aktivitet ndryshe. Unë kam paraqitur një fëmijë i cili luan me llastiqe për të rikujtuar edhe një herë kujtesën edhe atë lojën e fëmijërisë tonë”, tha artisti Franko Dine.

Artistja nga Kroacia, Tea Kvar, thotë se është hera e parë që është në Kosovë dhe shpreson që murali i saj të japë mesazh pozitiv për zhvillimin e lojës në një vend publik.

“Unë jam një ilustruese dhe më pëlqen të bëj një lidhje mes ilustrimit dhe muraleve, dhe në këtë mural unë do të paraqes diçka që do të ketë një metaforë dhe një lojë me sytë e tu, duke u bazuar se sa larg apo afër qëndron nga muri. Do të lidhet me fëmijët dhe argëtimin sepse është një shkollë dhe do të ketë një mesazh pozitiv për lojërat e fëmijëve në një vend publik”, deklaroi artistja nga Kroacia, Tea Kvar.

Në edicionin e 11-të të festivalit “Mural Fest Kosova” po zhvillohen edhe aktivitete të tjera. Ndërsa nga edicioni i parë e deri në të njëmbëdhjetin, në kuadër të këtij festivali janë realizuar mbi 200 murale. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram