Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.
Në njoftimin e KFOR-it theksohet se takimi ka ofruar mundësi që Ulutash të paraqesë situatën e sigurisë në rajon dhe ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Në këtë kontekst, gjeneralmajor Ulutaş shprehu vlerësimin e tij për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftim.


