Tuesday, April 21, 2026
HomepafilterTahiri: Mosinvestimet në energji e bëjnë Kosovën të varur

Tahiri: Mosinvestimet në energji e bëjnë Kosovën të varur

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë seancës së sotme në të cilën po diskutohet për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike, ngriti shqetësime lidhur me gjendjen në sektorin e energjisë.

“Pra, kjo do të ishte pyetja themelore që unë sot ia drejtoj kryeministrit dhe ministres përkatëse, si ka mundësi që vendi më i pasur me energji të mos ketë asnjë investim substancial në burimin më të rëndësishëm dhe strategjik të vendit?”, tha ai.

Ai shtoi se një nga çështjet më të rëndësishme për çdo shtet është sigurimi i energjisë.

“Një shtet që ka pavarësi energjetike, që ka energji të mjaftueshme dhe kapacitete për ta shfrytëzuar, por nuk i shfrytëzon ato, realisht i bën dëm vendit. Mosinvestimet në sektorin e energjisë e bëjnë një shtet të varur, në këtë rast Kosovën, nga tregtarë dhe njerëz që merren vetëm me tregtimin e energjisë elektrike”, theksoi Tahiri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram