Kryeredaktori i RT dhe një nga propagandistet më të shquara të Kremlinit, Margarita Simonyan , foli me rastin e të Dielës së Faljes Ortodokse në një mesazh drejtuar ndjekësve në blogun e saj personal, raportojnë mediat ukrainase.
«Më fal për gjithçka», shkroi Simonjan.
Edhe pse disa mund ta interpretojnë deklaratën e saj si pendim për gjithçka që tha në televizion, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Konkretisht, ajo po i drejtohej komenteve të shumta në rrjetet sociale, ku disa përdorues diskutuan pamjen dhe shëndetin e saj.Në mesin e shkurtit, Simonjan u shfaq në një aktivitet publik për herë të parë pas një kohe të gjatë pa paruke, të cilën e kishte mbajtur më parë për shkak të kimioterapisë që iu desh t’i nënshtrohej pas operacionit.
Përdoruesit shkruan se ajo po tregonte shenja të dukshme të trajtimit të kancerit, duke përmendur humbjen e peshës, veshjet e ngushta dhe faktin që shfaqej me kokë të rruar.

E Diela e Faljes në Rusi festohet tradicionalisht në ditën e fundit të Maslenitsës, pak para fillimit të Kreshmëve. Këtë vit ajo bie më 22 shkurt dhe është zakon që besimtarët t’i kërkojnë njëri-tjetrit falje atë ditë.Prifti Filip Ilyashenko foli gjithashtu për kuptimin dhe zakonet që lidhen me këtë festë
për gazetën “Mbrëmja e Moskës”, duke shpjeguar se si të kërkohet falje siç duhet dhe nëse është e përshtatshme të dërgohen urime dixhitale në festat e kishës.

