Kancelari gjerman Friedrich Merz akuzoi Rusinë e Putinit se ka arritur “nivelin më të thellë të barbarisë” në prag të përvjetorit të katërt të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Kancelari gjerman theksoi gjithashtu se “Rusia nuk po e fiton këtë luftë”.
“Kjo është pjesë e propagandës dhe luftës psikologjike. Rusia do që ne ta besojmë, por faktet thonë diçka krejtësisht tjetër “, tha ai gjatë një eventi mbështetës për Kievin në Berlin në prani të ambasadorit të Ukrainës në Gjermani.
“Në front, Rusia nuk po fiton territor, por krejt e kundërta po ndodh. Shkurti u shënua nga fitime të jashtëzakonshme territoriale për ushtrinë ukrainase. Dhe ekonomia ruse po goditet më rëndë nga sanksionet dhe lufta , të cilat mediat ndonjëherë na lënë të kuptojmë”, shtoi ai.
“Jemi në një pikë kthese që mund të vendosë fatin e të gjithë kontinentit tonë”, paralajmëroi ai.
“Duhet të kuptojmë se mënyra se si do ta përfundojmë këtë luftë në Evropë do të ketë një ndikim afatgjatë në jetën tonë dhe rolin tonë në botë.”

