Thursday, April 23, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca në Delfi kërkon përshpejtim të integrimit të Kosovës në BE

Konjufca në Delfi kërkon përshpejtim të integrimit të Kosovës në BE

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në panelin “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian: Drejt integrimit të plotë” në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi, ku ka kërkuar përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Në fjalën e tij, Konjufca theksoi se qytetarët e Kosovës kanë një nivel të lartë përvetësimi të vlerave evropiane, duke nënvizuar progresin e arritur në rrugën drejt anëtarësimit. Ai bëri thirrje për veprime më të shpejta nga Bashkimi Evropian për t’i siguruar Kosovës statusin e vendit kandidat.

Konjufca vlerësoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor përbën një investim strategjik për vetë Evropën, duke shtuar se Kosova është e gatshme për hapa të mëtejshëm në këtë drejtim. Sipas tij, mbështetja e BE-së është thelbësore për forcimin e stabilitetit rajonal dhe atij evropian në përgjithësi.

Ai paralajmëroi se lënia pas e Kosovës në këtë proces mund të rrezikojë dinamikën rajonale, duke e kthyer Ballkanin Perëndimor nga WB6 në WB5 dhe duke dobësuar momentumin drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram