Saturday, April 25, 2026
HomeLajmeKosovëKEK njofton për ndërprerje të përkohshme në elektrofiltrat e “Kosova A”

KEK njofton për ndërprerje të përkohshme në elektrofiltrat e “Kosova A”

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se në Termocentralin “Kosova A” është regjistruar një ndërprerje e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave.

Sipas njoftimit, shkaku i kësaj ndërprerjeje lidhet me një problem në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, gjë që ka çuar në ndaljen automatike të sistemit.

“Menjëherë pas evidentimit të situatës, ekipet teknike kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e plotë të shkakut, ndërsa aktualisht janë duke u zhvilluar ndërhyrjet për sanimin e defektit dhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të sistemit. Paralelisht, janë duke u zbatuar masa intensive parandaluese me qëllim mbrojtjen e aseteve të tjera teknike dhe minimizimin e çdo rreziku potencial për systemin”, thuhet në njoftim.

Korporata Energjetike e Kosovës thekson përkushtimin e saj për menaxhim profesional të situatës, transparencë ndaj publikut dhe rikthim sa më të shpejtë në operim të plotë, në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore në fuqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram