Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas incidentit në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington,, ku po merrte pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump.
Ajo ka shprehur solidaritet me Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar edhe reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret amerikan.
“Dërgojmë lutje dhe solidaritet për presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe popullin amerikan pas sulmit të natës së kaluar në darkën e korrespondentëve. Besojmë në qëndrueshmërinë e SHBA-së dhe institucioneve të saj dhe mbetemi partnerë në promovimin e paqes dhe sigurisë në botë. Jemi mirënjohës për guximin e Shërbimit Sekret që veproi shpejt për të mbrojtur presidentin dhe të pranishmit. Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtëse e fortë e lirisë dhe demokracisë,” ka shkruar Osmani në X.


