Sunday, April 26, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj reagon për incidentin në SHBA: Kosova krah Amerikës

Haradinaj reagon për incidentin në SHBA: Kosova krah Amerikës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas të shtënave të raportuara gjatë darkës së Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e mbajtur në hotelin Washington Hilton, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka lavdëruar reagimin e institucioneve amerikane të sigurisë, duke theksuar se ndërhyrja e tyre ishte e shpejtë dhe efektive.

“Reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës, na bëri krenarë dje. Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë,” ka shkruar ai.

Haradinaj ka theksuar më tej se Kosova mbetet e palëkundur në mbështetje të Shteteve të Bashkuara.

“Kosova qëndron përherë krah institucioneve të sigurisë së Amerikës dhe popullit amerikan,” thuhet në reagimin e tij.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid0vK4MfopRCf8zcTCcVXpJNanJwBTBdz7neJDYDEQCNXQhRu4ZJrnwLXszdXEzP9QCl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram