By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 140 të vdekur në Korenë e Jugut për Halloween
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mbi 140 të vdekur në Korenë e Jugut për Halloween
Ballina 2Rajon / Botë

Mbi 140 të vdekur në Korenë e Jugut për Halloween

Kosova Times
Last updated: 2022/10/29 at 11:03 PM
Kosova Times Published October 29, 2022
Share
SHARE

Të paktën 146 vetë humbën jetën dhe rreth 100 u plagosën në një situatë kaotike kur një turmë u dynd në një lagje qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul për festimet e Hallouinit të shtunën në mbrëmje, tha një zyrtar i zjarrfikësve.

Një numër i madh njerëzish u rrëzuan në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Hallouinit, tha Choi Sung-beom, kreu i Stacionit të Zjarrfikësve në Yongsan.

Numri i viktimave mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë ende.

“Zona është ende në kaos kështu që ende po përpiqemi të kuptojmë se sa ishte numri i saktë i personave të plagosur,” tha Moon Hyun-joo, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve.

Mes atyre që u dërguan në spitale pati edhe të huaj.

Shumë nga viktimat ishin gra të reja në të njëzetat e tyre, tha zoti Choi. Dëshmitarët përshkruan skena kaotike dhe policia e pranishme për të mbajtur rendin në pritje të paradës së Hallouinit, kishte vështirësi në ruajtjen e kontrollit të turmës.

Ishte parada e parë e Hallouinit prej tre vjetësh, që kur vendi hoqi kufizimet e COVID-it dhe distancimin fizik. Disa dëshmitarë përshkruan se turma po bëhej gjithnjë e më e padisiplinuar dhe e parregullt me kalimin e orëve.

Presidenti Yon Suk-yeol kryesoi një takim urgjent me zyrtarë të lartë dhe urdhëroi ekipet mjekësore të urgjencës të shkojnë në atë zonë, tha zyra e tij.

Autoritetet thanë se po hetonin shkakun e saktë të incidentit.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times October 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rrëzimi i avionit në Kolumbi, katër fëmijë gjenden të gjallë në Amazon

Kosova Times Kosova Times June 10, 2023
Trump mohon mundësinë e kandidimit si zëvendëspresident më 2028
Mirel: Kosova të dëgjojë kërkesat e aleatëve, rrezikon të ardhmen evropiane
Aktakuzë ndaj 23 personave, dyshohen për mashtrim në një Call Center
KFOR: Ushtrisë serbe s’i duhet autorizimi ynë për stërvitje në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?