Në 27-vjetorin e rënies heroike janë përkujtuar dëshmorët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni, Shemsi Istrefi dhe Enver Musa.
Homazhet janë zhvilluar te Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj, me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, kabinetit komunal, deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe gjeneralit Rrahman Rama, përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarëve dhe familjarëve të dëshmorëve.
Idrizi theksoi se 27 vite më parë, pas një beteje 46-ditore në kuadër të Beteja e Majdanit në fshatin Melenicë, si pjesë e Brigadës 141 të Zonës Operative të Shalës, dëshmorët ranë heroikisht duke u bërë pjesë e përjetshme e historisë kombëtare.
“Trimëria dhe sakrifica e tyre mbeten udhërrëfyes për brezat që do të vijnë. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka deklaruar Idrizi.

