Monday, April 27, 2026
HomeLajmeKosovëRreth 4 milionë mungesa të nxënësve, Drejtoria e Arsimit fillon aksionin

Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve, Drejtoria e Arsimit fillon aksionin

Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve janë evdientuar në shkollat e Prishtinës vetëm në gjysmë vjetorin e parë. Për këtë ka reaguar drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, i cili ka thënë se qysh sot në mëngjes ka angazhuar stafin e Drejtorisë së Arsimit, për të ndërmarrë një aksion të gjerë në shkollat fillore e të mesme të kryeqytetit për evidentimin e mungesave të nxënësve dhe masave që po merren nga shkollat.

“Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi. Ato janë një sinjal për probleme më të thella dhe një rrezik real për zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Kur nxënësit nuk janë në shkollë, ku janë? A janë prindërit në dijeni? A po reagojnë shkollat me kohë dhe me seriozitet”, ka shkruar Shahini në Facebook.

Tutje ai tha se sipas raportimeve në nivel vendi, flitet për rreth 4 milion mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme, e që sipas tij kjo nuk mund të trajtohet si statistikë por është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm.

“Zgjidhja nuk është e njëanshme. Prindërit janë partnerë kyç dhe pa përfshirjen e tyre nuk mund të ketë ndryshim real. Në ditët në vijim do të intensifikojmë komunikimin me ta dhe do të ndërmarrim hapa konkretë, që mungesa të tilla të mos kalojnë pa përgjegjësi”, ka shkruar tutje ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsamir.shahini.1%2Fposts%2Fpfbid0KnajzvdxTQ7NhkoZqd2tL1RW3D1v9gn2FkaGc422y7pS23zpgkX6poDBjHkjqr1xl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram