Tuesday, April 28, 2026
HomeLajmeKosovëCakolli: Afati i fundit kushtetues për presidentin përfundon nesër

Cakolli: Afati i fundit kushtetues për presidentin përfundon nesër

Eugen Cakolli nga KDI ka deklaruar se afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk përfundon sonte, por nesër në mesnatë.

“Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte. Afati 34-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër në mesnatë,” ka thënë Cakolli.

Sipas tij, kjo lidhet me mënyrën e llogaritjes së afateve të përcaktuara në Rregulloren e Punës së Gjykatës.

“Kjo pasi që, sipas Rregullores së Punës së Gjykatës [Rregulli 29(1b)], kur periudha shprehet në ditë, ajo llogaritet nga dita vijuese pas ngjarjes, në këtë rast – vendimit përkatës,” ka shtuar ai.

Cakolli ka sqaruar se meqë aktgjykimi në këtë rast ka hyrë në fuqi më 25 mars, afati ka filluar të rrjedhë nga 26 marsi.

“Meqë aktgjykimi në këtë rast ka hyrë në fuqi më 25 mars, afati fillon të rrjedhë nga 26 marsi, dhe dita e 34-të përmbyllet nesër në mesnatë,” ka deklaruar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram