Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, ka pritur sot në një takim Ambasadorin Tim Enderlin, Drejtues i Divizionit për Paqe dhe të Drejta të Njeriut pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, së bashku me përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Në fjalën e tij, zëvendësministri Nimoni theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit si një nga shtyllat themelore të funksionimit demokratik të shtetit.
Gjatë takimit, Nimoni nënvizoi disa nga rezultatet e deritanishme që lidhen me reformën në drejtësi. Në takim po ashtu u diskutua për Strategjinë për Drejtësinë Tranzicionale, zbatimin e deritanishëm të saj, si dhe planet për rishikimin e Strategjisë në përputhje me zhvillimet dhe nevojat aktuale.
Po ashtu, u vlerësua roli i Zvicrës në mbështetjen e proceseve që lidhen me sundimin e ligjit dhe drejtësinë tranzicionale në Kosovë.
Në fund, zëvendësministri Nimoni theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë në forcimin e sundimit të ligjit.

